Tiranë/ Policët presin që vajzat me minifund të futen tek BMW e parkuar dysh dhe të ikin pa gjobë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.08.2022, 22:43

Tirana por edhe Shqipëria ditë pas dite na rezulton të jetë vendi i çudirave. Nuk ka ditë që të mos të shohim të paktën një “bëmë” të re. I tillë duket në fakt edhe rasti në vijim.

Nga një video e dërguar në redaksinë e Joq Albania duket se si dy policë në vend që të vendosin gjobë ndaj një automjeti BMW luksoz i parkuar dysh, presin që brenda tij të futen disa vajza me mini-fund dhe të largohen, që ata të mos vendosin gjobë.

Të paktën kështu është shpjegimi që japin qytetarët që kanë dërguar videon pranë redaksisë. Natyrisht veprimi i policëve tregon xhentilesë, por dilema është: Ka më rëndësi të jesh xhentil, apo të zbatosh ligjin?

Ngjarja ka ndodhur pranë Zogut të Zi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit