Vajza që lahet çdo 10 ditë na thotë të bëjmë të njëjtën gjë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 27.07.2022, 12:10

Një debat i zjarrtë është ndezur në internet pasi një vajzë zbuloi se ajo bën dush 1 herë në 10 ditë dhe beson se më shumë njerëz duhet të lahen më rrallë.

Sigurisht, dushi është një pjesë e rëndësishme e higjienës personale, dhe shumica e njerëzve bëjnë dush të paktën një herë në ditë, ndonjëherë dy herë.

Përdoruesja e TikTok, Aydan Jane, shprehet se ajo bën dush rrallë, por gjithsesi nuk arrin të nuhasë apo të duket pis.

Ja çfarë thotë ajo për këtë çështje.

"Unë jam prova e gjallë që nuk duhet të lahesh shpesh për t'u dukur dhe për t'u ndjerë mirë".

Ajo gjithashtu shtoi: "Unë do të argumentoja se është më mirë për mjedisin nëse bëjmë dush më pak sepse uji është një burim i çmuar".

E pyetur nëse do të shmangte edhe dushin gjatë menstruacioneve, ajo – me të drejtë – theksoi: “Mestruacionet nuk ju bëjnë pis. Menstruacionet nuk janë të pista”.

“Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se vagina pastrohet vetë, kështu që nuk keni nevojë ta pastroni atë – sepse pastrohet vetë”.

Ndërsa kjo është e vërtetë, disa njerëz nuk janë të kënaqur me ciklin e saj të dushit 10 ditor.

Një person shkroi: "Ju nuk duhet të laheni kaq rrallë, larja më shpesh se 10 ditë është më mirë për higjienën tuaj, jam i sigurt."

Një person tjetër shkroi: "Unë nuk jam dakord. Unë e bëj këtë vetëm kur jam në depresion dhe nuk kam motivim."

Megjithatë, disa e kanë mbrojtur strategjinë e saj, me një koment: "Unë fjalë për fjalë nuk e kuptoj pse njerëzit janë kaq të zemëruar me këtë. Kjo video më bëri jashtëzakonisht të lumtur. Faleminderit :)"

Një tjetër tha: "10 ditë nuk janë dhe aq shumë"

Në komentin e fundit, krijuesi u përgjigj: "Plotësisht dakord."

A janë 10 ditë shumë për të pritur?

E vërteta e çështjes nuk është plotësisht e qartë, por shkenca duket se favorizon dushin më shpesh se një herë në 10 ditë.

Credits: TikTok/@aydan_jane

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit