Djali i tij ndryshoi gjininë, Elon Musk takon Papa Françeskun në Vatikan

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 09:30

Djali i Elon Musk. Xavier, njoftoi muajin e kaluar se tani është një vajzë transgjinore e quajtur Vivian Jenna Wilson dhe se nuk dëshiron të ketë më kontakte më me babanë miliarder.

Pas kësaj, Musk ka takuar një ditë më parë në selinë e Atit të Shenjtë, Papa Françeskun.

Shefi i Tesla ishte i shoqëruar nga katër nga shtatë fëmijët e tij.

Musk ka thënë se është ateist, kështu që është e paqartë pse vendosi të takonte Papën dhe çfarë diskutuan të dy.

Me të gjatë udhëtimit ishin Griffin, 18 vjeç, i cili është vëllai binjak i Vivian-it, si dhe trenjakët e tij 16-vjeçarë: Damian, Kai dhe Saxon.

Musk dhe gruaja e tij Wilson kanë pesë fëmijë: djem binjakë, Xavier dhe Griffin, 18, dhe djem trenjakë, Damian, Kai dhe Saxon, tani 16.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit