Qytetari denoncon Pati Travel: Marrin lekë për personat me probleme dhe na “ngecin” ne tek dogana hungareze!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 22:02

Një qytetar ka denoncuar së fundmi agjensinë Pati Travel, pasi sipas tij, për shkak të abuzimeve, dhjetra të rinj po presin në doganën e Hungarisë.

Sipas qytetarit, ata po presin prej 5 orësh në doganën hungareze, pasi, kompania u premton personave me probleme për të kaluar kufirin, por diçka nuk ka shkuar mirë, kështu që e pësojnë të gjithë.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq kemi 5 or qe mbahemi te dogana e hungaria per faj te pati travel se merr njerz pa pashaporta e me probleme. Jemi nis nga 2 dit prej gjermanie iher pa kondicionera pstj njerz pa pashporta se u marrin lek qe ti kalojn. Flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit