18-vjeçarja filmon të moshuarin: Do e bëjmë bashkë?!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 19:26

Një burrë i moshuar nga Florida pyeti dy vajza adoleshente nëse dëshironin ta "bënin me të” dhe këmbënguli se gruaja e tij nuk kishte nevojë ta dinte. Klipi i propozimit me 10.4 milionë shikime në TikTok është bërë viral.

“Dukej shumë i sigurt. Mund të them që e kishte bërë këtë gjë më parë, nga mënyra se si vepronte,” tha Sage Sparks, 18 vjeç, për SWNS.

Ajo dhe shoqja e saj Caroline Smith, gjithashtu 18 vjeç, kishin parkuar në një pikë karburanti në Orlando.

“Ishim në pikën e karburantit dhe pamë këtë plakun duke na e bërë me dorë. Ne supozuam se e kishin te puna, sepse kemi shumë zotërinj të moshuar që vijnë”,-shtoi e tmerruar vajza.

Ajo më pas e shpërndau videon e filmuar në TikTok për të parë nëse dikush mund ta identifikonte personin në fjalë, raporton NYPost.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit