Çudira nga Tirana/ Me gruan dhe fëmijën në motor, vetëm babai mban kaskë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.07.2022, 18:43

Një skenë vërtet e çuditshme na vjen nga Tirana. Një qytetar i habitur ka dërguar pranë redaksisë sonë një foto ku duket se si në një motor ndodhen tre persona, përkatësisht babai, mamaja dhe një fëmijë i vogël. Ky lloj drejtimi i motorit natyrisht është tepër i rrezikshëm, pasi në rastin më të mirë të tre duhet të kishin kaska mbrojtëse. Por si duket babai ka menduar vetëm për vete ndërsa gruan dhe djalin e vogël i ka lënë “në mëshirë të fatit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit