Milva Ekonomi: Edi Rama është Brand Ndërkombëtar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 17:54

Milva Ekonomi, Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet ka konkurruar Elisa Spiropalin për elozhetë ndaj kryeministrit Rama.

Ajo e ka cilësuar këtë të fundit në parlament “Brand Kombëtar” dhe se të gjitha arritjet e bëra nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare, vijnë si pasojë e të qenit kryeministri Rama markë ndërkombëtare.

Ekonomi tha se këtë gjë e shikojnë edhe partnerët ndërkombëtarë dhe Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe cilësitë e popullit shqiptar.

Ministrja ka deklaruar se ne trembemi pasi ajo çfarë ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare, është e panjohur për ne deri më sot.

“Në fakt të gjithë e dimë që brandi është term shumë i rëndësishëm në marketing, pavarësisht nëse brandi është tregtar apo politik. Ai që është brend do të marketojë ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Dhe zoti Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Është një brand ndërkombëtar.

Ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është e panjohur më përpara, prandaj edhe trembeni ju. Është ndryshe nga çdo herë tjetër. Në çdo detyrë që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë që u menaxhua kryesimi i OSBE-së, mos harroni zërin që kemi sot në NATO.

Ka një arsye pse zoti Rama është brand ndërkombëtar, nuk e çbëjmë dot këtë se e shikojmë ne, e shikojnë dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Ekonomi ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit