Elisa Spiropali: Në Shqipëri nuk ka oligarkë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 17:26

Elisa Spiropali i ka dalë në mbrojtje oligarkëve të ndërtimit me aktin normativ të votuar nga qeveria për kompensim 6 miliard lekë.

Ajo ka thënë ndër të tjera që vendimi nuk i shërben thjesht një grupi biznesmenësh por 300 kompanive ndërtimi që punojnë çdo ditë.

“Ky akt normativ nuk i shërben një grushti biznesmenësh. Janë 300 kompani ndërtimi që punojnë përditë,”-deklaroi Spiropali.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

Ndërkohë që qeveria akordoi për një periudhë kohore prej 3 muajsh një ndihmë për “kohë lufte” për t’i ardhur në ndihmë shtresave të varfra dhe pensionistëve me 3000 Lekë, oligarkët e ndërtimit do të përfitojnë 6 Miliard Lekë nga taksat e popullit si kompensim për rritjen e çmimit të hekurit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit