Ogerta e Shëndetësisë tallet me mjekët e rinj: Shpall vende vakante në spitale, propaganduesit ‘fitojnë’ punën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 14:58

Dihet tanimë që Shqipëria po përballet me një mungesë të theksuar mjekësh e infermierësh pasi të gjithë synojnë të ikin jashtë. Çdo ditë e më shumë numri i specialistëve që largohen nga Shqipëria në kërkim të një vendi më të mirë pune rritet dhe Ministria e Shëndetësisë po përballet me një kolaps. Por për t'u dukur sa më mirë para mjekëve të rinj dhe për t'u mbushur mendjen për të qendruar në Shqipëri, Ministria ka publikuar një listë me vende vakante ku mjekët e rinj specialistë mund të punësohen.

Por kjo listë ka shumë probleme dhe këto janë vënë re edhe nga mjekët që synojnë të aplikojnë për vendet vakante. Një prej tyre ka treguar për JOQ ALBANIA se në listën e vendeve vakante nuk janë marrë parasysh fare rrethanat personale të mjekut(nëse është i martuar, ku e ka vendbanimin, a ka fëmijë të vegjël, a ka konpesim për naftën apo jo). Por sikur të mos mjaftonte kjo, vendet vakante janë zënë nga mjekët që i bëjnë propagandë Ministrisë së Shëndetësisë dhe që paguajnë rryshfet për një vend pune.

Mesazhi i plotë:

Internim e tallje per mjeket e rinj specialiste!. Dje ministria shendetesise ka shpallur listen me vendet vakante ku mjeket specialiste te rinj do emerohen,nuk eshte marre parasysh as vendbanimi i mjekeve,as nese jane te martuar apo me femije te vegjel, as nuk do jepet bonusi prej 1.5 milion lekesh qe propagandohet qe jepet per mjeket qe punojne larg vendbanimit,as kompensim per naften por thjesht ikni dhe beni si te doni rroga 60-70 mije lek.Nderkohe ne liste del Spitali Universitar Shefqet Ndroqi si alternative per mjekun i cili u "perzgjodh" per te folur ne takim me ministren ku propagandoi qe do ishte i nderuar te punoje ne spitale bashkiake e rajonale pooor per ate qenka gjetur vend ne Tirane dhe ne Sp.Universitar madje(kontrata e thekson qe nuk lejohet).Jane fshehur vende qe e dijme ishin te lire per te emeruar te tjere kundrejt rryshfetit.Me naften 260 lek si do shkojme ne Puke, Mirdite,Gjirokaster,Korce,Kucove,Pogradec,Permet,Kukes,Sarande etj apo te prishim familjet.Ku eshte motivimi i mjekeve te rinj.Kjo eshte ulerime 11 vjet investim ne shkolle dhe Gjermania mbetet alternative jo nga qejfi por nga halli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit