Ndryshon sërish çmimi i naftës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2022, 10:25

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vendin tonë. Duke filluar nga ora 18:00 çmimi i naftës me pakicë do jetë 243 lekë/litri nga 249 që është deri më tani. Ndërkohë çmimi i benzinës nga 242 lekë/litri që është deri tani do jetë 235 lekë/litri. Vlen të thuhet se uljen më të "madhe" të çmimit e ka gazi pasi nga 83 lekë/litri që ishte tani duke filluar nga pasditja e sotme do shitet 81 lekë/litri.

Njoftimi i plotë i bordit:

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit