Delina Ibrahimaj: Nuk i ndryshojmë taksat për shqiptarët, jemi në krizë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 10:26

Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka dalë sot në një komunikim me gazetarët. Prej aty ajo ka thënë se qeveria nuk do të ulë asnjë taksë për shqiptarët, pasi jemi në një kohë krize. Sipas saj, ulja e taksave nuk është një politikë e mirë në kohë krize.

Ministrja tha:

Nuk ka pasur asnjë deklaratë për reduktim të taksave të karburanteve, vijojmë t’i qëndrojmë qëndrimit tonë. Në momente krizash, politika e gabuar ndryshimi i taksimit. Rishikimi i aktit normativ, për peshkimin, fermerët, nuk ka pasur asnjë deklaratë për ndryshim të taksimit. Kemi hedhur për konsultim publik projektligjin për amnisti fiskale. Të konsultohemi sa më mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit