Dy persona i vodhën “Audi-n” në shtëpi/ JOQ ALBANIA gjen makinën e qytetarit nga Durrësi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 08:54

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi rastin e një automjeti të vjedhur nga dy persona në qytetin e Durrësit. Pronari i makinës kërkonte që nëse dikush e ka parë këtë makinë të kontaktonte me stafin tonë dhe të jepte informacionet e duhura.

Pas mesnate, një qytetar, kontaktoi me stafin e JOQ ALBANIA duke treguar me hollësi se ku e kishte parë makinën. Menjëherë pas fotos së mbërritur, gazetari ynë kontaktoi me të zotin e makinës dhe u dha vendodhjen e saktë.

Pronari i automjetit, njoftoi policinë dhe bashlkë me ta u nisën drejt vendngjarjes. Makina ishte atje ku kishte thënë qytetari.

Gjithçka u arrit brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pronari i automjetit falënderon personin i cili dha informacionet e rëndësishme, i cili kërkoi të mbetej anonim, dhe stafin e JOQ ALBANIA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit