Pamje të trishta nga Tirana/ Pensionistët grumbullohen tek dera e postës, mezi presin të marrin pensionin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.07.2022, 07:55

Sot data shënon 1 Korrik dhe ata që mezi po e prisnin këtë ditë janë pensionistët. Siç shihet edhe nga fotoja, ata kanë zënë radhën tek posta për të marrë atë pak pension që u jep shteti. Dhjetra pensionistë shihen teksa mbajnë radhën, që posta të hapet dhe ata të marrin pensionin për të mbijetuar edhe muajin që po vjen.

Mbështetja e qeverisë për ta është shumë e vogël, prandaj dhe ata detyrohen që të presin për pensionin me orë të tëra. Disa prej tyre kanë dalë që në 5 të mëngjesit për të qenë të parët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit