21 operacione në kokë/ Kledi i vogël nga Tirana bën letrën mallëngjyese për shokët, mësueset dhe shkollën me rastin e mini-maturës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.06.2022, 20:52

Një rast me të vërtet i dhimbshëm e që nuk mund të lexohet kurrsesi pa patur pranë një tufë me shami për të fshirë lotët. Kledis Kortoçi është nxënës i klasës së nëntë në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë.

Fatkeqësisht Kledi siç e thërrasin shkurt, i ka hyrë një beteje të vështirë që në klasë të parë, ku për shkak të një sëmundjeje është detyruar të operohet 21 herë në kokë. Po, 21 herë... Meqënëse nuk ka mundësi të jetë i pranishëm në mrembjen e mini-maturës që shkolla e tij organizon nesër, ai ka shkruar një letër për të gjithë shokët, shoqet dhe mësuesit e kësaj shkolle dhe ka kërkuar nga redaksia e Joq Albania për ta bërë publike.

Në vijim do të gjeni letrën e tij:

Një letër nga Kledi

Përshëndetje, Zysha shok dhe shoqe. Sot do isha shum i lumtur që të isha në mesin tuaj që të festonim mbrëmjen e minimaturës. Jam shum i mërzitur që jam i sëmur dhe ndodhem në këtë gjëndje të rëndë. Kur u ula në bankat e shkollës për her të parë u prezantova si një fëmijë i sëmur. Aty ndaluan hapat e par të suksesit të shkollës. Erdha me shpresën që do shërohem e do heci përpara si të gjith shokët dhe shoqet që të jemi dikushi në jet. Por jo ëndrra ime nuk u realizua. Zgjohesha në mëngjes që të vija në shkollë por gjëndja ime ishte shum i lodhur dhe nuk mund të rrija në klas , nuk mund të duroja bisedat zhurmat dhe vija në shtëpi i mërzitur. Çdo vit e mëshum sëmundja më rëndoj dhe gjëndja ime shëndetsore u përkeqsua shum. Në vend se të shkoja në shkoll shkoja në spital aty ku nuk e dija a do dilja, aty ku koka ime u bë cop nga operimet e shumta që bëra. Sa kthehesha nga spitali dhe vija në shtëpi i thoja mamit e babit a do me çoni në shkoll se më ka mar malli dhe ata me lot në sy më thonin sa të shërohesh Kledi. Dëgjoja kur kishin eskursione, aktivitete, festa e un asnjëherë nuk arrita ti shijoj me klasën sepse doja shoqërues. Vitet kaluan erdhën në fund të vitit që të japim provimet më kërkoi stafi i shkollës vetëm të paraqitesha në prezencën e komisionit që të merja provimet. Ne dy provimet e para shkova kurse në provimin e fundit më mbajten mami e babi për krahu se sapo kisha dal nga operacioni. Tani po afron data e minimaturës shokët e shoqet e mi po mendojnë sesi të vishen, si do rrijne kostumet, si do i bëjnë floket, cfare makine do marin sepse do jete një kujtim i paharruar. Unë kostumin dhe makinën do e gjeja por modelin e flokëve nuk e bëj dot se e kam kokën me fasho, kostumi nuk më rrin dot në trup se jam dobësuar shum. Makines nuk i jap dot se nuk shikoj me njërin sy dhe smund të rri dot...

Dua të falenderoj shum nga zemra dhe ti përqafoj fort gjithë stafin e shkollës duke u nisur nga mësuese Bali e klases së pare, mësuese Irenën e të gjith mesueset e mësuesit që jane munduar të më japin kurajo mbështetje dhe shpres. Dua të falenderoj drejtorin dhe dy nëndrejtoreshat që me konsideruan jo si një nxënës por si fëmijën e tyre dhe asnjëher nuk u lodhën nga mungesat e mia të arsyeshme. Falenderoj dhe psikologet e mia që sado pak kam ardhur u munduan të me mesojnë e qetsojnë, në vecanti Entelën që nganjëhere jam acaruar dhe ajo kurr su mërzit me mua. Për mua do ngeleni në shpirtin tim! Nxënes i shkollës Musine Kokalari, Kledis Kortoçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit