Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë: Mashtrojnë të moshuarën greke dhe i marrin 76 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2022, 18:45

Një grup shqiptarësh me origjinë nga Shqipëria e Kosova kanë mashtruar një 61-vjeçare nga Selaniku duke i marrë 76.500 euro. Sipas mediave greke grupi i shqiptarëve prezantoheshin te qytetarët si teknikë të një kompanie ndërkombëtare kontabiliteti me pretekstin se ofronin shërbime për mbrojtjen e llogarive të tyre bankare nga viruset. Në këtë mënyrë shqiptarët fitonin akses në celularët apo kompjuterët e tyre dhe pastaj nëpërmjet instalimit të aplikacioneve të tjera kryenin mashtrimet.

Shqiptarët dyshohet se janë të përfshirë në raste të ngjashme mashtrimi në mbarë botën. Rasti është duke u hetuar nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Sigurisë Pylaia Chortiatis dhe shqiptarët akuzohen për organizatë kriminale, mashtrim kompjuterik dhe aksesi i paligjshëm në të dhëna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit