Kush është gjyqtarja që liroi Ajas Sulejmanin? Thotë se merr mijëra euro dhuratë dhe para nga emigracioni

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.06.2022, 17:48

Ditën e djeshme, Ajas Sulejmani, shoferi, që përplasi në vijat e bardha çiftin Konomi dhe fëmijën e tyre tre muajsh u lirua nga qelia.

Ka qenë gjyqtarja Rexhina Memlika ajo që vendosi që Sulejmani të kalonte në arrest shtëpie. Për këtë vendim nuk u njoftua asnjë rrethanë e ndryshuar që mund të sillte ndryshimin e masës, përveç asaj që vetë Sulejmani deklaroi, pra që marrëdhëniet me çiftin e aksidentuar ishin tashmë disi miqësore.

Por kush është gjyqtarja Rexhina Memlika dhe a ka marrë ajo ndonjë "dorë të mirë" për ndryshimin e masës?

Memlika, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Krujë dhe më pas është transferuar në Tiranë. Ajo nuk është emër i panjohur për publikun. Memlika është gjyqtarja që me të njëjtën formë ka liruar edhe anëtarin e grupit të shumëpërfolur “Bajri”, Klaudio Hoxhalliu.

Gjyqtarja ende nuk dihet nëse e ka kaluar vettingun por shquhet për një pasuri të majme. Sipas deklaratave të pasurisë të depozituara pranë ILDKPKI-së, rezulton se gjyqtarja Merlika burimet e të ardhurava i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit avokat.

Por ndërkohë ajo dhe bashkëshorti i saj deklarojnë mijëra euro dhuratë, makinë, dhe një kuzhinë të sjellë nga Gjermania.

Si patundshmëri ajo deklaron në vitin 2003, një shtëpi banimi me vlerë 5 milion lekë dhe në vitin 2008, kur bashkëshorti i saj ka lidhur një Kontratë sipërmarrje për blerje apartammenti me sipërfaqe 115.29 m2 me vlerë 172 172 euro. Në vitin 2005 gjyqtarja Merlika deklaron tek të ardhura 3 000 euro, që ia kishin sjellë vëllezërit nga emigracioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit