Qytetari: Propaganda e qeverisë dhe Gjicit s’ka të ndalur, Bushtrica do t’i presë turistët me rrugën copë-copë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 16:29

Pas dy viteve kufizimesh për shkak të pandemisë, sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë me temperatura tejet të larta dhe gati për të pritur turistët.

E ndonëse shumë zgjedhin që verën ta kalojnë në bregdetet shqiptare nën zhurmën e dallgëve dhe rrezeve të diellit, ka shumë turistë të tjerë që duan të shijojnë edhe oazin që të falin bjeshkët e Shqipërisë.

Por a janë gati këto bjeshkë që të presin turistët nga brenda dhe jashtë Shqipërisë?

Sipas një qytetari, Bushtrica ende nuk është gati të hapë dyert për turistët.

Themi këtë pasi Safet Gjici, kryetar bashkie i Kukësit ka harruar ti hedh një sy këtij fshati me bukuri të rrallë.

Në një mesazh për redaksinë e JOQ Albania, qytetari ka denoncuar rrugën nacionale Kukës-Peshkopi e cila është e shkatërruar dhe pa pikë kriteri.

Në mesazh, qytetari thotë se propaganda e qeverisë socialiste dhe Bashkisë Kukës me në krye Safet Gjicin, Bushtrica do të presë turistët në këtë sezon turistik me një rrugë cop-cop.

Siç shihet edhe në pamjet e dërguara nga qytetari për JOQ Albania, rruga nacionale Kukës-Peshkopi është lënë në mëshirë të fatit.

Qytetari shkruan për JOQ Albania:

Pershendetje jam nje qyteyar nga Kuksi. Propaganda e Qeverise dhe Bashkise kukes nuk di te ndalur. Kryetari i Bashkise Kiukes kte vite do prese me qindra turiste ne bjeshket e bushtrices me kte rruge cop cop. Shikoni fotot se ne çfar gjendje eshte rruga nacionale Kukes-Peshkopi. Rrugetoni me kujdes!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit