U kap me 50 kg heroinë në Spanjë/ Pashk Rrapi i betoniereve të Alessios do çohet në burgun e Reçit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 16:02

Biznesmeni i kompanisë së ndërtimit Alessio, Pashk Rrapi ose i njohur ndryshe si Anton Gjini, është transferuar në Shqipëri më 22 Qershor.

Rrapi do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burgun e Reçit. Ai u dënua në Spanjë në vitin 2006 pasi akuzohet se ka trafikuar 50 kg heroinë. Gjatë kohës që ka qenë në burg, Rrapi paguhej me paratë e popullit të dhuruara në tendera nga Erion Veliaj.

Ndërkohë që betonieret e kompanisë Alessio janë me nam për shkak se kanë shtypur qytetarë të pafajshëm.

Rrapi u kap në Spanjë, qëndroi në paraburgim dhe më pas u lirua me kusht. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 2014 me një tjetër identitet, atë të Anton Gjinit dhe themeloi kompaninë Alessio.

Në prill të vitit 2021 ai u ndalua në Mal të Zi dhe u ekstradua në Spanjë, ndërkohë që në muajin shkurt kishte përfituar një tender publik nga Erion Veliaj.

Ai është dërguar në burgun e Reçit për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit nga shteti spanjoll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit