Pas sherrit në port u kapën me 8 kg heroinë, arrestohet çifti shqiptar në Spanjë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 15:37

Policia në Spanjë ka arrestuar një çift shqiptar 59 dhe 53 vjeç.

Këta të fundit janë kapur me 8 kg kokainë.

Arrestimi i shqiptarëve është bërë dje në orën 17:20 në portin e Sagunto.

Ata u zbuluan pas një debati mes pesë personave të kombësive të ndryshme.

Sherri ka shqetësuar banorët të cilët kanë telefonuar në numrin 112 dhe më pas ka ardhur arrestimi i shqiptarëve.

Kur shkuan në vendin e ngjarjes, policët panë se njëri prej këtyre personave fshihte një çantë shpine pas një automjeti, ku kishte rreth 8 kilogramë heroinë.

Më pas është vënë në pranga personi që kishte çantën me kokainë dhe çifti shqiptar, që ndodhej gjithashtu në vendngjarje.

Po ashtu ka rezultuar se ata kishin edhe dokumente të falsifikuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit