Plagosi me armë 3 bashkatdhetarë, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 14:50

Para disa ditësh në Itali një shqiptar qëlloi me armë 3 bashkatdhetarë.

Pas ngjarjes policia nisi kërkimet për autorin dhe arriti identifikimin dhe arrestimin e tij.

Mësohet se autori i sulmit me armë është Artur Haxhiun, 55-vjeç i cili të hënën dyshohet se qëlloi tre persona në Bibione.

Burri u kap të enjten në drekë në San Michele al Tagliamento.

Ai qëndronte i fshehur dhe nuk ishte larguar kurrë nga zona e komunës.

Karabinierët të hënën kishin publikuar fotot e tij duke apeluar qytetarët që kushdo që e ka parë ta denoncojë në polici.

55-vjeçari është përgjegjës për një të shtënë me armë zjarri të dyfishtë ku sipas rikonstruksionit të hetuesve, dy mbetën të plagosur, njëri prej tyre në prognozë konfidenciale.

Shkak i sherrit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për arsye parash të lidhura me punën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit