“Plas” tek Partizani, tifozët akuza ndaj Olsi Ramës: Pengmarrës, hoqi Ledio Panon me 1 telefonatë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.06.2022, 15:04

Stafi drejtues i ekipit të Partizanit kanë shkarkuar Ledio Panon nga drejtimi i Partizanit U17. Largimi i djalit të legjendës së Partizanit, ka irrituar pa masë tifozët e ekipit kryeqytetas.

Ata bëjnë me faj drejtorin sportiv Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama, për të cilin thonë se e ka marrë peng ekipin dhe po e përdor për interesa personale.

Denoncimi në JOQ ALBANIA:

Pershendetje. Nga tifozat e Partizanit ka nisur nje reagim kunder drejtorit zaptues Olsi Rama. Me krahet e ngrohta nga vellai i tij ai ka marre peng klubin e madh FK PARTIZANI! Po largon nga klubi te gjithe ikonat qe i kane sherbyer Partizanit nder vite. Para pak ditesh hoqi nga klubi Ledjo Panon. Ish futbollistin dhe djalin e legjendes se Partizanit dhe futbollit shqiptar,Panajot Panos. Per ne tifozat Partizani dhe Pano jane nje. Nuk ka turp me te madh se te largosh Ledjon nga Partizani. Pak muaj pasi u shpall kampion me 17 vjecaret e largojne vetem me nje telefonate. Ju lutem publikojeni sepse keta gjakpiresa duan te marrin peng edhe sportin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit