Ishte rreth 100 m nga bregu, fundoset mjeti lundrues në Jalë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 13:25

Në plazhin e Jalës në Himarë është fundosur një mjet lundrues.

Ky i fundit ishte bosh, teksa ishte në pronësi të shtetasit Jorgo Andoni.

Mjeti lundrues ishte rreth 100 m nga bregu, në momentin kur u fundos.

Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Dhërmi u fundos një jaht. Mjeti lundrues rreth 15 metra i gjatë ishte në spirancë rreth 100 metra larg bregut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit