Ervin Demo, kryebashkiaku përgjegjës për vdekjen e 4 personave në Berat

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.06.2022, 13:20

Erion Veliaj ka një kundërshtar të fortë përsa i përket përgjegjësisë që ka për jetë të humbura njerëzish në drejtimin e bashkisë. Teksa Veliaj i bashkisë Tiranë ka nën lëkurë përgjegjësinë e vdekjes së të miturit Ardit Gjoklaj, Ervin Demo i Bashkisë Berat ka mbi supe përgjegjësinë e katër vdekjeve në qytetin e Beratit.

Më shumë se dy vite më parë, në qytetin e Beratit, pranë pedonales ndërroi jetë një fëmijë vetëm 4 vjeç, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Vogëlushi preku një nga telat e dritave të vendosur në tokë nga Bashkia e Beratit. Xhami i dritave ishte thyer dhe Bashkia nuk kishte marrë asnjë masë.

Në atë kohë u trumpetua shoqërimi në polici i dy punonjësve të bashkisë, ndërsa Ervin Demo bëri pëpjekjet maksimale, që fajin t'ia faturonte fëmijës katër vjeç, duke thënë edhe me të madhe se fëmija ishte i komunitetit rom, që sipas tij, ngjarja të mos bëhej shumë alarmante.

Pak muaj më vonë, një punonjës i bashkisë Berat ndërron jetë në mënyrë tragjike duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Punonjësi ishte duke prerë një nga rrapet pranë lumit Osum dhe kur u shkëput trungu, godet fort shkallët dhe punonjësi bie me kokë në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Punonjësi i bashkisë punonte pa rrip sigurimi, pa kokore dhe nuk kishte as mjetet e duhura për punën që po kryente. Edhe për këtë ngjarje, u arrestua inxhinieri i pyjores ndërsa Ervin Demo ia hodhi paq.

Së fundmi, Ervin Demo është përgjegjës edhe për vdekjen e nënë e bir, të cilët pas aksidentit tragjik u mbytën në lumin Osum. Siç shihet edhe nga pamjet që të gjitha mediat kanë transmetuar, mjeti drejtuar nga 25-vjeçarja, përplaset me kangjellat, por ato janë aq të dobëta sa makina bie direkt në lumë.

Lidhur me këtë, specialistët e bashkisë u justifikuan se kangjëllat janë për njerëzit dhe jo për makinat, a thua se nëse do ishin më të forta do të përbënin problem.

Edhe për këtë ngjarje tragjike, Ervin Demos nuk i hyri gjemb në këmbë, ndërsa vazhdon që të drejtojë bashkinë e Beratit duke firmosur tendera abuzivë dhe duke mbushur xhepat me paratë e atyre që po u merr jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit