Ishin kundër lidhjes së saj me grekun! Babai shqiptar kërkon ndihmën e djalit, mbyll vajzën në bodrum

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 12:07

Një baba 50-vjeçar nga Shqipëria ka rrëmbyer vajzën e tij 22-vjeçare. Arsyeja është se e bija kishte lidhje me një 37-vjeçar grek.

Kjo romancë nuk pranohej nga ai dhe djali tij, pra vëllai i vajzës. Babai 50-vjeçar së bashku me djalin e tij 21-vjeçar kanë dalë me makinë në rrugët e Kypselit dhe kanë kapur vajzën me të dashurin e saj 37-vjeçar dhe e kanë rrëmbyer.

Sipas Proto Thema, babë e bir e dërguan 22-vjeçaren në një apartament nëntokësor në Kaisariani.

Ata ishin kujdesur t'i merrnin celularin 22-vjeçares , në mënyrë që ajo të mos kërkonte ndihmë ndërkohë që ishte e mbyllur.

Babai dhe vëllai u përpoqën ta bindnin vajzën që të ndahej nga 37-vjeçari dhe këtë që po bënin ishte në të mirë të saj.

Vajza u mbajt në bodrum për orë të tëra derisa gjeti një mënyrë për tu arratisur dhe më pas lajmëroi policinë.

Pas pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ka bërë arrestimin e 50-vjeçarit, të djalit dhe të një shoku të tyre që i ndihmoi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit