Tigri: Çmimi i naftës në Shqipëri është i lartë, por jo më i larti!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 11:31

Arben Ahmetaj duke folur para pak minutash në foltoren e Kuvendit ka justifikuar çmimin e lartë të karburanteve në vend.

Tigri i PS e ka justifikuar me faktin se ka çmime edhe më të larta se në Shqipëri, por duke mos mohuar faktin që në vendin tonë është tejet i lartë.

”Çmimi i karburanteve në Shqipëri është i lartë, por jo më i larti”,-deklaroi zv.ministri ndër të tjera.

Delina Ibrahimaj, kolegia e afërt e Tigrit deklaroi sot në Kuvend se shteti nuk mund të anulojë punët publike. Kjo pasi pasi do linte shumë njerëz të papunë dhe ajo u shpreh se shteti mendon të rimëkëmbë ekonominë e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit