Hoteli i tij në Sarandë u përfshi nga një shpërthim/ Murati: Policia gënjen, ishte bombul gazi jo tritol

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 11:00

Mariel Murati është pronari i hotelit "Yacht Premium Hotel", në Sarandë i cili ditën e djeshme u përfshi nga shpërthim i fuqishëm.

Pas ngjarjes policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një lëndë plasëse tritol.

“Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi më herët Policia.

Mirëpo në deklaratën e tij, pronari i hotelit, Mariel Murati ka pretenduar se shpërthimin e shkaktoi një bombul gazi dhe jo eksploziv, ashtu siç e raportoi më herët Policia e Sarandës.

Mësohet se hoteli ishte hedhur në ankand nga banka, por Murati arriti ta blejë sërish, teksa ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, në 29 qershor 2022, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.

Objektivi i shpërthimit në numër 4 në Sarandë ka qenë Mariel Murati, pronar i një hoteli dhe ish drejtori i ALUIZINI në Sarandë. Murati ka qenë edhe vitin e kaluar pre e një shpërthimi të ngjashëm me tritol po në hotelin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit