Itali/ Gruaja gjen pa shenja jete në oborr burrin shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 10:23

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Itali.

Mësohet se një shqiptar është gjetur pa shenja jete nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë.

I ndjeri mësohet se është Sokol Prenga, 47 vjeç.

Shqiptari është konstatuar i pajetë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Gruaja ka lajmëruar policinë të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit