Sherr brutal/ Shqiptarët godasin me hanxhar rojet e klubit të natës në Londër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 10:15

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së dielës në një klub nate në Londër.

Mësohet se jashtë klubit të natës Libertine Mayfair një grup djemsh janë përplasur fizikisht me rojet e lokalit.

Siç shihet në video situata është tejet e tensionuar dhe dhuna nuk mungon.

Mësohet se grupi i djemve ishte i përbërë nga shqiptarë, ndërsa shihen se mbanë në duar hanxharë.

Shqiptarët nuk kanë nguruar dhe kanë qëlluar në drejtim të rojeve të klubit të natës duke i lënduar.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri brutal të regjistruar në Londër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit