Dhunoi bashkëjetuesen dhe djalin e saj të mitur, arrestohet 49-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 09:52

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 49-vjeçar me iniciale K. R.

Ky i fundit akuzohet se ka rrahur bashkëjetuesen dhe djalin e saj të mitur në banesën e tij.

Policia ka nisur hetimin e ngjarjes.

Policia Gjirokastër

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe djalit të saj, vihet në pranga 49-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij, në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit