Ishte duke notuar, 53-vjeçarit i bie infarkt dhe mbytet në Palasë të Himarës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.06.2022, 09:25

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në Himarë. Mësohet se një shtetas i identifikuar si F.N., 53-vjeç duke notuar i ka rënë infarkt dhe është mbytur në Palasë të Himarës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e tragjedisë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit