LISTA/ Vis Qethësi i ARRSH u ka shpërdarë oligarkëve 17 MILIARDË LEKË për 1 JAVË nga paratë e popullit!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.06.2022, 11:55

Evis Berberi i ARRSH, zari i Belinda Ballukut dhe një prej drejtorëve më të korruptuar në vend me anë të tenderave të mirëmbajtjes së rrugëve ka shpërndarë për 7 ditë mbi 17 MILIARD Lekë oligarkëve të vendit.

Në ARRSH luhet me para të mëdha, e jo me cikërrima dhe abuzimet e drejtorit qethës të këtij institucioni nuk janë bërë kurrë subjekt hetimi nga organet që supozohet të hetojnë aferat korruptive dhe abuzimet me paratë e popullit.

Procedura tenderimi publike me vlera të bymehura që ndahen mes titullarit dhe oligarkut për më tepër për punë të pakryera, është pak a shumë skema që aplikohet nga drejtori.

Vlerën më të madhe në tenderat e fundit të ARRSH e ka përfituar Pëllumb Salillari, mbi 14 MLD Lekë për mirëmbajtjen e akseve kryesore të rajonit të Jugut.

Taksat e popullit shqiptar hidhen për mirëmbajtje rrugësh por në fakt gjendja e rrugëve nuk ndryshon… gropa në çdo 2 metra, sinjalistikë e munguar dhe asfalte të çara janë vetëm një përshkrim i shkurtër për të kuptuar se kujt i futen në xhep paratë e shqiptarëve të varfër. Ky tender është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence si shumica e tenderave të ARRSH: Para xhepi të futura nga drejtori në xhepin e oligarkut.

Me vlerë mbi 700 MLN Lekë pa TVSH është procedura e prokurimit publik e dyta me vlerë më të lartë pas Salillarit edhe kjo për mirëmbajtje rrugësh për aksin Vau i Dejës. Fitues me FLAMUR TË KUQ është shpallur IRIDIANI & AURORA CONSTRUCTION, përkatësisht në zotërim të djalit të ish-deputetit të ndjerë të LSI-së Gjovalin Kadelit, Admir Kadelit; Agron dhe Valbona Jaupllarit, Astrit Haxhiut e Sabri Keços.

Në vend të tretë me 500 MLN LEKË pa TVSH renditet Vashtemia shpk në zotërim të Gëzim Avdollit dhe Servet Cenollit pëe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Podgorie-Liqenas.

Kjo pasohet nga 4 tendera të tjerë për mbirëmbajtje rrugësh për akset Bilisht, Këlcyrë dhe plazhet më të njohura të bashkisë Himarë. Vlera e të gjithë këtyre tenderave shkon mbi 1.6 Miliard Lekë.

Oligarkë përfitues në këto tendera rezultojnë Valter Begaj dhe Giancarlo Cigarini; Qirjako Argjir dhe Edison Zaçi; Bajram Dalipaj dhe Astrit Varaku e Luan Mema.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit