Pronari i ri i Çelsit me “dorë të hekurt” e fillon me largime

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.06.2022, 13:36

Pronari i ri i Çelsit, Tod Bohli po bën një revolucion të madh te skuadra londineze, pasi pas largimit të administratorit Brus Bak, blutë e Londrës përshëndesin edhe Marina Granovskaia.

Tashmë është zyrtare lamtumira e ekzekutives historike të Çelsit, anëtare e bordit drejtues që nga viti 2013, më pas drejtore ekzekutive dhe drejtuese e zonës teknike.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Çelsi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj duke falënderuar Marina Granovskaian për punën e kryer gjatë këtyre viteve.

Vlen të theksohet se Granovskaia ishte protagoniste kryesore e karrierës së Armando Brojës te Çelsiz pasi vitin e kaluar i rinovoi kontratën sulmuesit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit