PE poshtëron Ramën/ Aprovon kandidatë për BE: Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 13:57

Menjëherë pasi parlamenti bullgar vendosi për mos-heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke mos u lënë rrugët të hapur si kandidatë për BE, ka ardhur një lëvizje nga Parlamenti Europian.

Ditën e sotme është miratuar statusi i kandidaturës në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë me një total prej 529 votash. 45 politikanë votuan kundër, ndërsa 14 të tjerë abstenim në lidhje me rezolutën e anëtarësimit të tre shteteve.

Vendimi përfundimtar për miratimin u takon udhëheqësve evropianë. Rikujtojmë se ditën e sotme Rama u hakërrye ndaj Bullgarisë duke e quajtur një rrëmujë të turpshme atë çfarë po ndodh atje dhe se Shqipëria dhe Maqedonia do të krijojnë Europën e tyre.

Deklarata e fundit e Ramës është cilësuar si qesharake nga ndërkombëtarët…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit