Nuk pagoi faturën e energjisë/ OSHEE pret dritat e ALEAT në Vlorë, qytetarët pa shërbim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 12:28

Zyrat e ALEAT në Vlorë kanë dy ditë që nuk ofrojnë shërbim për qytetarët e saj.

Kolapsi është krijuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej 48 orësh.

Situata ka sjellë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët në këto ditë të nxehta detyrohen të qëndrojnë në radhë të gjata për të marrë shërbimin e nevojshëm.

Bëhet e ditur se OSHEE i ka ndërprerë energjinë elektrike zyrave të ALEAT në Vlorës, pasi kjo e fundit nuk ka paguar faturën e dritave.

Qytetarët deklarojnë se edhe pse kane paguar për pasaportën e shpejtë prej dy ditësh askush nuk i jep shpjegim se çfarë do të ndodhë.

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE një debit i papaguar në vitin 2020 nga ALEAT është bërë shkak asokohe për prerjen e energjisë elektrike, e cila po sipas OSHEE është rilidhur në mënyrë të paligjshme sërish nga ALEAT e për këtë OSHEE e ka gjobitur dhe ka lënë pa shërbim qytetarët vlonjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit