Një zyrtar i lartë i Kremlinit, përgjegjës për mbajtjen e çantës bërthamore të presidentit rus, është qëlluar me armë në shtëpinë e tij në Moskë. Vadim Zimin, 53 vjeç, aktualisht po lufton për jetën në kujdesin intensiv, sipas raportimeve nga mediat ruse. Koloneli, po përballej me akuzat për ryshfet dhe ishte në arrest shtëpie, kur ngjarja ndodhi.
Zimin ishte një kolonel në pension në Shërbimin Federal të Sigurisë, i ngarkuar me mbajtjen e çantës që thuhej se përmbante kodet në arsenalin bërthamor të Rusisë. Ai gjithmonë shoqëronte liderin rus, megjithëse nuk është i vetmi person përgjegjës për kryerjen e kësaj detyre.
Zimin fillimisht e luajti këtë rol si ndihmës i ish-presidentit rus Boris Yeltsin, më pas e vazhdoi këtë punë edhe me Vladimir Putin, megjithëse natyra e saktë e rolit të tij në administratë mbetet e paqartë, pasi vetëm një foto e tij ekziston.
53-vjeçari u gjet me plagë të shumta me armë zjarri në kuzhinën e banesës së tij në periferi të Moskës, ndërsa gruaja e tij, e cila është mjeke, po mjekon ushtarët e plagosur në Ukrainë.
Trupi i kolonelit u zbulua i shtrirë në një pellg gjaku me një plagë në kokë, nga vëllai i tij, i cili dyshohet se ishte në banjë në kohën e të shtënave.
Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA