Tirana për turp të botës është ndër të paktat kryeqytete në botë që edhe në vitin 2022 e ka ujin me orar për banorët e saj. Në pjesën më të madhe të Tiranës uji vjen në mëngjës dhe ikën në drekë, për të riardhur përsëri në orët e pasditës e deri në darkë ku ikën përsëri deri të nesërmen në mëngjës. Natyrisht për një person që është në punë kjo është një situatë me të vërtetë e sikletshme sidomos në këtë vapë.
Por megjithatë në vend që Veliaj dhe UKT të regullojnë një orë e më parë këtë problem shqetësues, ata gjejnë kohë dhe hapin tendera për të blerë çanta dhe bluza si materiale promovuese. Në fakt nuk dihet se çfarë mund të promovojë Veliaj dhe UKT në një kohë kur Tirana nuk ka akoma ujë 24 orë. Megjithatë kuptohet qartë se ky është thjesht një pretekst për të futur nëpër xhepa të tjera miliona nga xhepat e shqiptarëve.
Për këtë UKT ka realizuar tenderin me numër reference REF-33335-06-20-2022 dhe me objekt “Blerje materiale promovuese”. Duke parë dokumentacionin përkatës vihet re se çunat e Veliajt do të harxhojnë miliona për të blerë çanta, bluza, jelekë, stilolapsa dhe usb të loguara, kartëvizita, fletëëpalosje etj të cilat një Zot e di se cilit mund t’i hyjnë në punë. Ndërkaq qytetarët e Tiranës janë ende pa ujë 24 orë në mes të vapës. Sa për statistikë, milionat për blerjen e këtyre materiale promovuese do të përfundojnë zyrtarisht në xhepat e firmës ONUFRI në pronësi të Bujar Hudhrit.