I vjedhin orën 39 mijë euroshe në Napoli, komuna i dhuron një tjetër prej plastike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.06.2022, 19:54

Aktori francez Daniel Auteuil me siguri do t'i kujtojë këto ditë napolitane: mbërriti me një orë Patek Philippe me vlerë 39 mijë euro në dorë dhe u kthye në shtëpi me një Swatch 100 euro "model Napoli shumë blu", një dhuratë dashamirëse nga Bashkia. Ai ishte viktimë e grabitjes të hënën teksa ishte në një taksi, kur sapo kishte mbërritur në Napoli ku zhvilloi një shfaqje.

Këshilltarja e bashkisë që i dorëzoi orën plastike me vlerë 100 euro u shpreh: “Sigurisht që nuk ishte kompensim. Ai e kuptoi shumë mirë dhe më falënderoi dhe më përqafoi me gëzim”.

Daniel Auteuil nuk ka dashur të komentojë në asnjë mënyrë incidentin as me gazetarët dhe as në kanalet e tij sociale. Nga burime bashkiake mësohet se është shprehur se këto janë “gjëra që mund të ndodhin në qytetet e mëdha, si në Napoli ashtu dhe në vende të tjera të botës”.

Megjithatë, të shumta janë komentet e napolitanëve të mërzitur dhe të indinjuar, të dukshme në faqen e Instagramit të artistit transalpin: “Napoli nuk është vetëm ky, do të ktheheni së shpejti në qytet”.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit