Safet Gjicit “i zë mishi sytë”, i jep 350 milion tender firmës që ofroi më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.06.2022, 22:32

Shpesh herë kryetari i bashkisë Kukës për një arsye apo një tjetër është paralelizuar me konsumin e mishit. Madje duket se Safet Gjici është aq i dhënë pas mishit saqë ky i fundit “i ka zënë sytë” dhe e ka penguar të shohë drejtë në shpalljen e fituesëve të tenderave që organizon bashkia e tij.

Kështu rezulton se në tenderin me numër reference REF-31037-05-27-2022 dhe me objekt “Ndërtimi i rrugës Kolsh (gjatësi 1543 ml)”, Gjici ka shpallur fituese firmën që ka bërë ofertën më të lartë. Dhe nuk bëhet fjalë për pak gjë por për plot 350 milionë lekë të vjetra me TVSH. Jo vetëm kaq por nëse hulumtojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi vihet re se edhe konkurrenca ka qenë mjaft e cunguar, pasi në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

Për habi fituese është shpallur kompania Marsi shpk me vlerë të ofruar 29,877,625 lekë të reja pa TVSH ose rreth 350 milionë lekë të vjetra me TVSH. Themi për habi pasi firma tjetër në garë ka ofruar gati 100 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak. Kjo natyrisht është një shifër e konsiderueshme për çdo bashki e sidomos në këtë periudhë krize. Por duket se Gjicit nuk i ka bërë fare përshtypje ky fakt. Ndërkaq dyshimet shtohen akoma më tej kur vihet re se vlera fituese është gati e njëjtë me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 98.59% e tij. Epo, si duket mishi ka qenë vërtetë i mirë dhe Gjici ka firmosur me sy “mbyllur”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit