Shkoi të dhurojë gjak, burri nuk pranohet pasi refuzoi të përgjigjej nëse ishte shtazënë  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.06.2022, 20:39

Një dhurues britanik gjaku tha se nuk ishte pranuar nga stafi pasi refuzoi t'i përgjigjej një pyetjeje nëse ishte shtatzënë, duke përmendur se ai është një burrë rreth të 60-ave, sipas raporteve. Leslie Sinclair, 66 vjeç, tha për Daily Mail se ai ka dhënë 125 litra gjak gjatë pesë dekadave të fundit. Por në udhëtimin e tij të fundit në një klinikë në Stirling, Skoci, atij iu tha të plotësonte një formular që pyeste nëse ai priste një fëmijë apo kishte qenë shtatzënë në gjashtë muajt e fundit.

Pasi vunë në dukje se ai është mashkull, stafi i klinikës tha se nuk mund ta pranonin gjakun e tij nëse ai nuk jepte një përgjigje, pavarësisht nga shtytja e zyrtarëve për të tërhequr dhurues të rinj gjaku.“Jam i zemëruar sepse kam dhënë gjak që kur isha 18 vjeç dhe kam shkuar rregullisht”, tha babai i dy fëmijëve për Daily Mail. “Jam shumë i lumtur që e bëj këtë pa asnjë problem.

"Ka gjithmonë një formular për të plotësuar dhe kjo është në rregull – ata priren të pyesin për gjendjet ose sëmundjet mjekësore – dhe qartësisht kjo është për shkak se gjaku duhet të jetë i sigurt," shtoi ai. "Kësaj radhe, kishte një pyetje që nuk e kisha parë më parë: "A jeni shtatzënë, apo keni qenë në gjashtë muajt e fundit?" e cila kërkonte një përgjigje po ose jo."

Në përgjigje të incidentit, Marc Turner, drejtor i Shërbimit Kombëtar Skocez të Transfuzionit të Gjakut, mbrojti pyetjen e shtatzënisë. “Ne e vlerësojmë mbështetjen e secilit prej komunitetit tonë të donatorëve dhe falënderojmë zotin Sinclair për angazhimin e tij gjatë një numri të gjatë vitesh. Seksi i caktuar në lindje nuk është gjithmonë vizualisht i qartë për stafin. Si një organ publik, ne i kuptojmë ndryshimet në shoqëri rreth mënyrës sesi pyetje të tilla mund të bëhen pa diskriminim dhe kemi për detyrë të promovojmë gjithëpërfshirjen – prandaj të gjithë donatorëve tani u bëhen të njëjtat pyetje." – u shpreh ai.

Burimi: FOXNEWS | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit