Po nxirrte rrobat nga lavatriçja, 20 vjeçarja vdes në vend nga korrenti

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.06.2022, 18:41

Viviane Rodrigues humbi jetën në moshën 20-vjeçare, në shtëpinë e saj në Juazeiro, në veri-lindje të Brazilit. Gruaja, e martuar dhe nënë e një djali nëntë muajsh, ishte viktimë e një aksidenti në familje: shpëtimi dhe transporti për në spital nuk ishin të dobishme. Një goditje elektrike nga lavatriçj ishte fatale.

Një pakujdesi e vogël i kushtoi jetën Viviane Rodrigues. 20-vjeçarja futi dorën në lavatriçe për të nxjerrë rrobat brenda: mendoi se pajisja nuk po punonte, përkundrazi u vra nga një goditje elektrike fatale. I pari që e pa ishte i shoqi, i cili duke e parë të pajetë në tokë e çoi në spital: megjithatë, këtu nuk kishte asgjë për të bërë, ajo u deklarua e vdekur menjëherë pas mbërritjes.

Historia e Viviane Rodrigues është raportuar nga Mirror, sipas së cilës ka shumë raste të aksidenteve shtëpiake që lidhen me lavatriçen. Të dhënat e raportuara të Komisionit për Sigurinë e Produkteve Konsumatore flasin për rreth 3000 vizita në urgjencë dhe të paktën tre vdekje nga viti 2014 e deri më sot me viktima fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit