“Ndihmë, po vdes”, u pickua nga një bletë në fshat, i riu thërret të dashurën dhe vdes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.06.2022, 19:30

Pickimi nga një bletë, keqësimi i papritur, vetëdija se diçka e rëndë po i ndodhte dhe më pas vdekja, të gjitha këto brenda pak minutash. Kështu, Marco Deiana, një fermer italian me origjinë nga Gairo Sant'Elena, në provincën e Nuoro, vdiq papritur në moshën 32-vjeçare mëngjesin e së enjtes, ndërsa kujdesej për bagëtitë e tij si çdo ditë. Gjithçka u konsumua në pak minuta pa qënë e mundur që urgjenca të mbërrinte në kohë. Rreth mesditës ai u pickua nga insekti dhe pak më vonë filloi të ndihej keq.

32-vjeçari e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe telefonoi të dashurën e tij në telefon. "Ndihmë, po vdes", ishin fjalët e tij të fundit të dëshpëruara duke iu referuar pickimit të bletës para se të humbiste vetëdijen dhe të rrëzohej në tokë.

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, të alarmuar nga familja e burrit, ishte tepër vonë. Mjekët që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur tashmë të pajetë dhe kanë mundur të konstatojnë vetëm vdekjen e tij. Ekipet e shpëtimit folën për një arrest kardiak fatal.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit