Johnny Depp mund të padisë përsëri ish gruan Amber Heard pas intervistës së saj të fundit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.06.2022, 20:07

Johnny Depp mund të padisë Amber Heard edhe një herë pas intervistës së saj të fundit, ka sugjeruar një ekspert ligjor. Depp, 59 vjeç, paditi ish-gruan e tij Heard, 36 vjeç, për 50 milionë dollarë në një padi për shpifje mbi pretendimet e abuzimit në familje që ajo bëri në një artikull të vitit 2018 në The Washington Post, ndërsa ajo bëri ​​një kundërpadi për 100 milionë dollarë.

Artikulli nuk e përmendi Depp me emër, por avokatët e tij argumentuan se në mënyrë të rreme nënkuptonte se ai kishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht me të ndërsa ata ishin bashkë. Heard ka folur në intervistën e saj të parë që nga gjyqi, duke deklaruar se ajo do të qëndrojë pranë çdo fjale të dëshmisë së saj deri në ditën që të vdesë.

Në intervistën e cila do të publikohet e plotë këtë javë, Heard u pyet nga prezantuesja Savannah Guthrie: "Ai tha se nuk ju goditi kurrë. A është kjo një gënjeshtër?" Heard u përgjigj: "Po është." Akuza mund ta shohë Heard të paditur nga Depp edhe një herë, sipas avokates me bazë në Nju Jork, Nicole Haff, nga Romano Law.

I pyetur nëse Depp mund të padisë sërish për intervistën, Haff tha për MailOnline: "Po. Kjo intervistë mund të llogaritet si një 'publikim' i ri sipas ligjit, i cili mund të nxisë një padi të tretë."

Burimi: UNILAD | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit