15-vjeçari hero shpëton nënën nga sulmi me thikë, por humb jetën vetë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.06.2022, 20:04

Jakub Szymanski është një hero. Djali 15-vjeçar shpëtoi nënën e tij, Katarzyna Bastek, nga vdekja e sigurt, por u vra në sulmin "egër" më 9 qershor në Miles Platting, Manchester. Hetuesit e vrasjeve që po hetojnë ngjarjen e tmerrshme kanë arrestuar një vendas 44-vjeçar, që besohet se ishte i njohur për viktimat.

Nëna e Jakub, Katarzyna, 40 vjeç, u plagos rëndë, tha policia. Tani ajo ndodhet në spital, në kushte të qëndrueshme, në zi për zhdukjen e djalit të saj. Policia zbuloi se 15-vjeçari po përpiqej të ndihmonte nënën e tij kur ajo u godit me thikë. Ai u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda me thikë, por fatkeqësisht vdiq rreth një orë më vonë.

Një person i afërt me Jakub, i cili kërkoi të mos përmendet emri, i tha policisë së Mançesterit: "Nuk ka mundësi që ai djalë të mos jetë hero. Të gjithë këtu e dinin si të sjellshëm dhe të respektueshëm." Ai ishte i qetë, por ishte një mbrojtës . Ai luftoi për familjen e tij. Ai ishte një person i jashtëzakonshëm, ishte një hero dhe i tillë duhet të mbahet mend”.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit