10-vjeçari refuzon fitoren në tavolinë pasi kundërshtari ngeci në trafik, e pret të vijë dhe fiton

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.06.2022, 22:35

Edoardo Ferrari është 10 vjeç dhe me një gjest të vogël e bëri të qartë se cilat janë vlerat e vërteta të sportit. Në Pala Invent në Jesolo, në finalen e kampionatit italian të kikboksit për Kadetët e Rinj 10-12 vjeç në kategorinë 32 kilogramë në "Light Contact", ai tregoi respekt dhe besnikëri ndaj kundërshtarit të tij, i cili fatkeqësisht nuk mundi të arrinte në kohë për ndeshjen.

Në fakt, kundërshtari i tij mbërriti me vonesë për shkak të problemeve në trafikun rrugor, duke bërë që gjyqtarët e garës t'i caktojnë Edoardos fitoren në kategorinë e tij. "Kur kundërshtari i tij mbërriti në Pala Invent, ai vendosi t'ua kthejë medaljen gjyqtarëve dhe të luftojë në garë", shkruan Federkombat në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar me shumë krenari atë që ndodhi, dhe duke lartësuar gjestin e Edoardo-s së vogël, i cili u bë menjëherë kampion në të gjitha frontet: sportivitet, profesionalizëm dhe seriozitet që nuk dëmton kurrë në botën e sportit.

“Më kërkuan të luftoja pas nja dy orësh – thotë Edoardo – isha pak në mëdyshje për zgjedhjen që nuk e prisja, por vendosa të luftoj sërish, edhe sepse nuk isha shumë i kënaqur me fitoren në tavolinë. ". Ndeshja mbaroi duke mposhtur kundërshtarin e tij. "Më dukej e drejtë t'i jepja mundësinë për ta luajtur – shpjegon ai – edhe sepse nuk ishte faji i tij për atë që kishte ndodhur. Rreziku për të humbur? Sigurisht, kisha dyshime, por tashmë e ndjeja se zgjedhja që kisha bërë në vetvete ishte si një fitore”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit