E zbuloi era e keqe nga apartamenti: Vajza mbante trupin e pajetë të nënës së saj mes plehrave të shtëpisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.06.2022, 22:08

Një episod i rëndë ndodhi në lagjen San Lorenzo në Romë: disa njerëz njoftuan karabinierët për një erë të fortë që vinte nga një prej shtëpive në lagje. Me të mbërritur në vend, efektivët bënë një zbulim makabër: në korridor, mes mbeturinave, gjetën trupin e një gruaje 80-vjeçare. E bija, një 43-vjeçare me probleme mendore, kishte lënë trupin e të moshuarës në shtëpi.

Fillimisht, 43-vjeçarja nuk donte t'i linte oficerët në shtëpinë e saj dhe vetëm pas një negociate të gjatë arritën ta bindin që t'i linte të kalonin. Pasi hynë në shtëpi, karabinierët gjetën kufomën e gruas së moshuar, nënës së gruas që u hapi derën, të shtrirë në korridor në mes të mbeturinave: sipas gjendjes së dekompozimit në të cilën ndodhej, vdekja e 80-vjeçares ka ndodhur kohë më parë.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit