Një pavëmendje e thjeshtë si lënia e çelësave brenda shtëpisë dhe ngecja jashtë banesës, u kthye në një tragjedi për një profesionist të ri ialian, i cili vdiq pasi ra nga kati i pestë teksa tentoi të ngjitej, ndoshta për t'u futur brenda nga ballkoni. Drama ka ndodhur natën e së enjtes dhe të premtes në një pallat në Prato. Viktima është një mjek i ri 36-vjeçar i gjetur i pajetë në këmbët e pallatit.
Askush nuk ishte dëshmitar i dramës dhe askush nuk dëgjoi asnjë zhurmë. Kërkesa e parë për ndihmë është nisur rreth orës 1 të mëngjesit kur një kalimtar ka parë siluetën e të pajetë në tokë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e 118. Kur punonjësit e shëndetësisë kanë mbërritur në vend me ambulancë, për burrin tashmë ishte tepër vonë.
Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA