Për vetëm 9 Euro në muaj, Gjermanët mund të udhëtojnë në gjithë vendin

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 01.06.2022, 21:00

Për të bindur qytetarët që të braktisin makinat e tyre dhe të kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit, Gjermania ka futur një leje mujore prej 9 euro për udhëtime të pakufizuara në të gjitha mjetet e transportit publik, nga metroja te trenat rajonalë. Një investim i shtyrë nga Partia Gjermane e Gjelbër i cili kushtoi 2.5 miliardë euro. Qëllimi është i dyfishtë: në frontin e energjisë për të reduktuar importet e naftës nga jashtë, si dhe në atë mjedisor për të luftuar krizën klimatike dhe për të inkurajuar udhëtime më të qëndrueshme.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Gjermania mori përsipër të përgjysmonte importin e naftës nga Rusia deri në verë, për ta eliminuar plotësisht deri në fund të vitit 2022. Një angazhim jo i thjeshtë por i arritshëm, duke pasur parasysh se nga fillimi i konfliktit përqindja e naftës që Berlini blen nga Moska tashmë ka shkuar nga 35% në 12% të totalit..

Për momentin vetëm 6% e gjermanëve udhëtojnë me transport publik për të shkuar me pushime.

Ju si mendoni për këtë iniciativë? A mendoni se mund të prezantohet një model i ngjashëm në Shqipëri?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit