Fiton 10 milionë dollarë në lotari, amerikani dënohet me burgim të përjetshëm

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.06.2022, 18:26

Një 54-vjeçar, Michael Todd Hill, ka fituar dhjetë milionë në llotari, por nuk do të mund të shpenzojë të gjithë pasurinë e tij sepse u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij, 23-vjeçares Keonna Graham.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara.

Siç raportojnë mediat lokale, burri ka rrëfyer se e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës pasi zbuloi se u kishte dërguar mesazhe burrave të tjerë.

Historia – Pasi "u puth nga fati" në vitin 2017, burri la gruan për 23-vjeçaren. Tre vjet më pas, ndodh tragjedia ku Keonna e shpallur e zhdukur, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli. Pas pak, Hill rrëfeu se e kishte vrarë dhe tashmë ka ardhur edhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Burimi: TGCOM24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit