Vdes foshnja 20-muajshe, prindërit nuk marrin pjesë në funeral pasi nuk i njoftoi askush

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.06.2022, 17:49

Një foshnjë 20 muajshe vdiq nga një krizë respiratore dy javë më parë në Itali. Të gjithë ishin në varrimin e tij: familja kujdestare, punonjësit socialë, disa punonjës shëndetësorë nga qendra e specializuar në Tortona që e kishin trajtuar. Por mungonin këtu prindërit biologjikë, të cilëve djali i vogël u ishte marrë me një dispozitë të shpejtë nga Gjykata për të Mitur kur ai sapo kishte lindur dhe ishte ende në spital me nënën e tij. Një histori e vështirë që vjen nga Asti.

Mësohet se çifti i konsideruar si i papërshtatshëm për t'u kujdesur për foshnjen nga ana e Shërbimeve Sociale të Bashkisë Asti, nuk ishte njoftuar fare për vdekjen e djalit të tyre të vogël. Për fëmijën, procedurat e birësimit kishin filluar që në momentin e lindjes dhe pas një periudhe fillestare në të cilën mbahej nga familja kujdestare, ai u transferua në një qendër të specializuar për të trajtuar sëmundjen e lindur nga e cila ishte duke vuajtur. Megjithatë prindërit e tij biologjikë vazhduan ta shihnin atë çdo dy javë. Më pas ata nuk u lejuan më: pasi u anulua pëlqimi, ata nuk morën vesh kurrë për fëmijën e tyre. Dhe ditët e fundit i vogli ka ndërruar jetë për shkak të krizës së frymëmarrjes. Lajm që nuk u dha për çiftin e prindërve biologjikë.

Varrimi u organizua nga Shërbimet Sociale, të cilët nuk e morën mundimin që t'i njoftonin. Prindërit biologjikë do të mësonin për varrimin një javë më vonë, nga burime të tjera. “Është një histori që filloi keq dhe përfundoi keq. Nuk ka pasur shkelje ligjore nga Bashkia e Astit dhe Gjykata e të Miturve të Torinos, por nga ana njerëzore mund të ishte bërë ndryshe”, tha për La Repubblica avokati që ndihmon babain e foshnjes.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit