Burri lë shtatzëna 15 gra, nuk u tregoi se kishte sëmundje gjenetike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.05.2022, 21:17

Një dhurues i spermës në Facebook është babai i 15 fëmijëve, por kurrë nuk u tha nënave se kishte një sëmundje të trashëgueshme që shkakton aftësi të kufizuara në të mësuar.

James MacDougall, 37 vjeç, lindi fëmijë me gra lezbike përmes donacioneve private të reklamuara në mediat sociale, pavarësisht se e dinte se kishte sindromën e pashërueshme Fragile X, një çrregullim gjenetik që çon në IQ të ulët dhe vonesë zhvillimore.

MacDougall u akuzua se kishte përfituar nga dëshira e grave për të pasur fëmijë pa ndonjë shqetësim për ndikimin e dëmshëm që gjendja e tij do të kishte në ato familje.

Burimi: NyPost | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit